fbpx

Haradinaj për grevën: Qeveria po e dobëson sistemin publik

HomeLajmeKosovë

Haradinaj për grevën: Qeveria po e dobëson sistemin publik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika në drejtim të qeverisë lidhur me situatën e krijuar si pasojë e grevës. Sipas tij, qeveria është në agjendën e Serbisë duke e dobësuar sistemin publik në vend. Haradinaj vlerëson se dalja nga kjo gjendje është rritja e pagave.

Kreu i AAK-së, u jep të drejtë grevistëve ndërsa kritikon qeverinë për mos rritje të pagave.

“Qeveria është gabim këtu, qeveria është në agjendën e Serbisë në këtë rast, kam dëgjuar njerëzit qe kritikojnë sindikatat qe janë në agjendën serbe, qeveria është në agjendën e Serbisë sepse po e dobëson krejt sistemin publik duke mos rritur pagat që një kohë të gjatë, është gabim dhe mendoj qe dalja nga kjo gjendje është rritja e pagave”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Sipas Haradinajt, Kosova vihet në shërbim të agjendës së Serbisë nëse pranon që në dialogun e Brukselit të shkohet me marrëveshje një nga një.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se duhet të ketë marrëveshje të plotë me të gjitha temat e përfshira.

Haradinaj thotë që Kosova duhet t’i ikë praktikës së marrëveshjeve një nga një meqë sipas tij është e rrezikshme për vendim ndërsa shton se kjo është strategji e Serbisë për të arritur tek formimi i Asociacionit.

“Strategjia e Serbisë është marrëveshje një nga një për të arritur të Asociacioni, ky është një rrezik për Kosovën… Është mirë të mos shkohet një nga një por të shkohet me marrëveshjen e plotë gjithëpërfshirëse ku janë të gjitha temat, jo të vazhdohet një nga një, sepse është praktikë e Serbisë dhe jemi në shërbim të agjendës së Serbisë… Nëse vazhdohet me marrëveshje një nga një jemi në shërbim të agjendës serbe”, ka shtuar Haradinaj.

x