Connect with us

Kosovë

Haradinaj në Hagë: Spiunë të lindur ka edhe në krye të Qeverisë

Published

on

Pas një pauze të shkurtër ka vazhduar seanca ndaj Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

Prokurori ka lëshuar në seancë një audio-incizim, ku Nasim Haradinaj dëgjohet duke përmendur fjalën “spiun”. Nasim Haradinaj nisi të flasë për “spiunët e lindur”.

Sipas tij, “spiunë të lindur” ka edhe në krye të Qeverisë.

“Ky është një shprehje që mendoj që nga shteti juaj e kanë fol. Me kanë një spiun i lindur, është një bashkëpunëtor me okupatorin. Na u ka ngarku edhe barra juve dhe jemi kanë të sulmum nga të gjitha partitë dhe nga vet pushtetarët.

Nuk e kom potencu gabimisht, se ne kemi problem që s’besoj që keni lindur ju spiun i lindur. Spiun i lindur është kur e ka edhe babën, e fatkeqësisht ka edhe në Kosovë. Fatkeqësisht janë edhe në krye të qeverisë”, ka thënë Nasim Haradinaj.

Advertisement
Comments