fbpx
HomeLajmeKosovë

Haradinaj konfirmon se takimi me partnerët e koalicionit është shtyer për këtë ditë

Takimi i cili është paralajmëruar që do të mbahet sot në mes të liderëve të partnerëve të koalicionit qeverisë është shtyrë për të hënën.

Pavarësisht se është thënë se në Uashington do të diskutohen vetëm çështjet ekonomike, Haradinaj tha se ky takim është një mundësi e mirë që të arrihet marrëveshja finale.

“Është shtyrë për të hënën takimi, do të mbahet të hënën. Konsulta për takimin e 2 shtatorit që të jemi sa më të përgatitur për ketë takim… me rëndësi është që takimi i 2 shtatorit të përgatitet sa më seriozisht e të shfrytëzohet çdo mundësi që të arrihet marrëveshja për njohje reciproke sepse është e mundur sepse është një mundësi vërtetë e mirë që të arrihet marrëveshja për njohje. Krejt qëllimi është të përgatitemi dhe me qenë të zot e të mirë për te pasur sukses”, tha ai.

Haradinaj tha se në këtë takim do jenë vetëm liderët e partive të koalicionit qeverisë por që konsultimet do bëhen edhe me liderët e partive opozitare.

Ai konfirmoi se në takimin e të hënës do të marrë pjesë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

“Takimi është ftuar njëhërë për liderët e koalicionit, por me siguri duhet me u konsultuar edhe me liderët e partive opozitare”, tha ai.

COMMENTS

x