fbpx

Haradinaj kërkon intervenim emergjent nga institucionet për dëmet nga vërshimet

HomeLajmeKosovë

Haradinaj kërkon intervenim emergjent nga institucionet për dëmet nga vërshimet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vërshimeve në vend, duke kërkuar nga institucionet intervenim emergjent.

Ai shprehet i shqetësuar, rreth gjendjes së krijuar dhe dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Gjakovë dhe Rahovec. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

‘’ I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe  Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore’’, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Njëkohësisht, kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara.

x