fbpx

Hapen sot aplikimet për Lotarinë Amerikane

HomeLajmeRajoni

Hapen sot aplikimet për Lotarinë Amerikane

Sot në orën 12:00 nis aplikimi për Lotarinë Amerikane. Qytetarët do të mund të aplikojnë deri më 8 nëntor, ora 18:00.

Aplikimi mund të bëhet elektronikisht në faqen zyrtare të E-DV.

Udhëzimet për të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe formën e aplikimit janë të publikuara në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Çdo aplikant ka një numër unik konfirmimi dhe me atë numër mund të kontrollojë gjithë ecurinë e procesit.

Të përzgjedhurit mund të marrin informacion për takimin nëse klikojnë te Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.