fbpx
HomeMagazina

Halsey mahnit në bikini të kuqe, teksa merr rreze dielli në oborrin e shtëpisë

Halsey mahniti të gjithë të shtunën ndërsa ajo shfaqi figurën e mahnitshme trupore duke marrë rreze dielli në bikini të kuqe.

25 vjeçarja vuri në pah fizikun e saj atraktiv në pozat nga oborri i shtëpisë që shpërndau në llogarinë e saj personale, Instagram.

Autorja e hitit “Without Me” pozoi në një palë bikini dypjesëshe me dizajn të veçantë të kuqe me shtypje në formë gjarpri.

Veshja tërheqëse ia theksoi tatuazhet e shumta që numëron në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat e bëjnë edhe më unike.

“Gjarpër në kopsht”, përshkroi Halsey setin e fotografive, së bashku me një ‘emoji’ të trëndafilit të zgjuar.

Dukjen e kombinoi me një palë syze të kuqe e po ashtu kishte vënë edhe një buzëkuq të po të njëjtës ngjyrë.

Halsey (e lindur si Ashley Frangipane) ka qenë më pak aktive gjatë muajve të fundit gjersa po vazhdon të jetë e izoluar me familjen e saj në Los Angeles.

Ajo dëshironte të fillonte me një turne botëror për të mbështetur albumin e saj “Manic”, i cili u publikua në janar, por iu desh ta ndërpresë turneun në mes të marsit për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/

COMMENTS

x