Kosovë
Halil Kastrati e kalon sfidën, intervenimi kirurgjik ishte i suksesshëm përkundër komplikimeve
Humanisti Halil Kastrati është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kastrati i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik ndërsa tani gjendja e tij është stabile dhe ai gëzon shëndet të plotë.
Kështu ka njoftuar gazetari Arben Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Njoftim për shëndetin e humanistit Halil Kastrati
Humanisti Halil Kastrati i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
Kanal 10 shpjegon se intervenimi nuk ka qenë në zemër dhe se Kastrati gëzon shëndet të plotë pas intervenimit.
Kastrati ka pasur probleme të mëhershme me hernie dhe përkundër komplikimeve intervenimi ka qenë i sukseshëm. Stafi i ‘Jetimave të Ballkanit’ dhe Halil Kastrati falënderojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për urimet dhe dëshirat për shëndet të plotë, që kanë përcjellur gjatë këtyre ditëve.
Kastrati së shpejti do t’u kthehet aktiviteve të përditshme dhe emisionit E Premtja me Halilin.
