fbpx

Haki Abazi ia huqi keq me postimin e tij: Facebook ia cilëson si “informacion të rremë”

HomeLajmeKosovë

Haki Abazi ia huqi keq me postimin e tij: Facebook ia cilëson si “informacion të rremë”

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ditë më parë ka publikuar një fotografi, kinse, nga protesta e mbajtur në Berlin kundër masave kufizuese ndaj koronavirusit. Sidoqoftë, pamjet janë të vjetra dhe Facebook i ka kufizuar përdoruesit që t’ia shohin postimin.

Nën tentimin për t’i arsyetuar protestat në kohë të pandemisë, Abazi publikoi një fotografi për të cilën tha se është bërë këto ditë në Berlin, e ku shihej një grumbull i madh i njerëve.

Sidoqoftë, siç raportuan mediat më pas, fotografia që ka shpërndarë Abazi, është nga ‘Street Parada 2019’ e mbajtur në Zurich.

Ndërkaq, postimin e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, rrjeti më i njohur social, Facebook po e cilëson si “informacion të rremë” duke ua kufizuar kështu përdoruesve që ta shohin.

Kjo mund të vërehet edhe në pamjet më poshtë:

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje mbajti një protestë gjatë muajit qërshor ku morën pjesë shumë persona, e që ishte edhe koha kur u liruan masat kundër koronavirusit.

Vlen të theksohet se kohëve të fundit në vendin tonë janë shtuar dukshëm rastet me koronavirus, teksa është rritur edhe numri i viktimave si pasojë e gjendjes me të cilën po përballet shteti që nga muaji mars./gazetametro.net

COMMENTS

x