fbpx

Hakerat shënjestrojnë Shërbimin Informativ Shqiptar (SHISH), zbulohen emrat dhe pozicionet e 400 punonjësve

HomeLajmeShqiperi

Hakerat shënjestrojnë Shërbimin Informativ Shqiptar (SHISH), zbulohen emrat dhe pozicionet e 400 punonjësve

Hakerat iranianë zbulojnë një pjesë të identitetit të funksionarëve të shërbimit informativ shtetëror. Në bazë të materialit të publikuar nga “Homeland Justice” zbulohen dhe 3 njësi speciale të shërbimit sekret shqiptar.

Në publikimin e rradhës “Homeland Justice” shënjestroi shërbimin informativ shtetëror.

Bëhët fjalë për një listë me rreth 400 emra të punonjësve të shërbimit sekret të sektorëve të ndryshëm nga zbulimi, kundërzbulimi dhe drejtoria e sigurimit.

Lista përmban pjesërisht edhe numrat e punonjësve dhe adresat e emailit.

Në këtë material të përpunuar të hakerave zbulohen edhe 3 njësi speciale pranë shërbimit sekret, të quajtua njësia “ compass”, në shqip busulla, njësia “horizont” dhe njësia “ Huntër & Ghost ”, në shqip Gjahtar dhe fantazma.

Nga vetë SHISH nuk ka patur edne një reagim mbi këtë sulm të hakerave ndërsa më herët “Homeland Justice” ka publikuar të dhënat personale të kreut të shërbimit sekret Helidon Bendo dhe bashkëshortes së tij.