Hajdari: Qeveria Kurti nuk do të heq dorë nga reciprociteti me Serbinë

HomeLajmeKosovë

Hajdari: Qeveria Kurti nuk do të heq dorë nga reciprociteti me Serbinë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka deklaruar të martën se Qeveria Kurti nuk do të largohet asnjëherë nga çështja e reciprocitetit me Serbinë, për shkak të parimit të barazisë për fqinjësi të mirë.

Këto komente Hajdari i bëri në komisionin parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë raportimit të planit për vitin 2021 të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Para anëtarëve të komisionit, ajo tha se së pari duhet të ngritën kapacitetet infrastrukturore për zbatimin e reciprocitetit.

Hajdari: Qeveria Kurti nuk do të largohet nga parimi i reciprocitetit me Serbinë

“Është mirë t’i ndajmë çështjet bilaterale me çështjet multilaterale. Unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të zbatojmë reciprocitetin. Reciprociteti është parim bazë, i barazisë dhe fqinjësisë të mirë dhe është një për një, si e di unë, që do të thotë qasja e njëjtë nga shteti fqinj, do të jetë edhe qasja jonë, është parim i barazisë. Dhe, ne asnjëherë si qeverisje Kurti, nuk do të largohemi nga parimi i reciprocitetit[…]Sa i përket Serbisë, është çështje më e ndjeshme, është çështje politike dhe bashkë me kryeministrin do ta zgjidhim zbatimin e masave të reciprocitetit me qasje konstruktive nga qeverisja Kurti, ku së pari jemi për të ngritur kapacitetet infrastrukturore për zbatimin e reciprocitetit”, tha ajo.

COMMENTS