fbpx

Hajdari paralajmëron çmim “tavan” edhe për bukën, ashtu si për derivatet e naftës

HomeLajmeKosovë

Hajdari paralajmëron çmim “tavan” edhe për bukën, ashtu si për derivatet e naftës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka folur sot para mediave në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve bazë në Kosovë.

Hajdari ka thënë se nga të dhënat e ofruara nga Dogana, vërehet se përkundër që ka pasur shtrenjtim të bukës, çmimi i importit ka rënë.

“Ministria e Tregtisë derisa pranon të dhënat e përditësuara nga Dogana për produktet esenciale, shtoj se për rastin e marrjes së çmimit tavan të naftës, ne kemi marrë edhe të dhënat nga importet, pra sa litra importojnë dhe çmimin. Nga të dhënat e Doganës, përkundër që ka rritje të çmimit të bukës në disa furra të bukës, kemi rënie të çmimit bazuar në evidencat e doganës në import. Kjo është konfirmuar edhe nga Grupi Punues i ministrisë. Kjo tregon që gjersa jemi dëshmitarë të rritjes së çmimit të bukës, në këtë situatë ne në vazhdim të analizës që Grupi Punues ka sjellë nga operatorët të rrjetit shitës me pakicë, ne shohim që kemi një dallim tepër të lartë të marzhës”, ka thënë ajo.

Madje ajo ka fajësuar edhe operatorët ekonomik që sipas saj nuk po kanë mirëkuptim duke ditur inflacionin.

“Pas të gjitha këtyre hulumtimeve kemi konstatuar se marzha e artikujve esencialë, ka një dallim të madh ndërmjet operatorëve ekonomik varësisht nga produkti. Te disa kompani vërehet një tendencë për mirëkuptim për inflancionin, teksa te disa kompani tjera kjo kompani po mungon”, tha ajo.

“Ne jemi në komunikim edhe me inspektorët komunal të cilëve u bëj thirrje të jenë më të angazhuar”, tha tutje ministrja

“Në të ardhmen duhet të jemi edhe më të koordinuar me ministrinë dhe komunat. Ne zotohemi që të përmirësojmë pozitën e konsumatorit. Ne ritheksojmë se mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet tona”, tha ajo tutje.

Ministrja Hajdari ka paralajmëruar se për bukën mund të ketë edhe çmim “tavan”, ashtu siç po veprohet edhe për derivatet.

“Po ne pas koncept dokumentit të MINT-it. Me konsultim të afërt me ministritë tjera përkatëse kemi krijuar edhe grupin punues për produktet esenciale. Grupi punues do të analizojë secilën masë ligjore, a do të shkojmë me çmim tavan apo me marzhë tregtare dhe kjo varet nga analizat”, tha ministrja Hajdari.

COMMENTS

x