fbpx
HomeKuriozitete

Grupi me 40 persona po laheshin në det, roja bregdetare i shpëton mrekullisht nga sulmi i peshkaqenit

Një roje bregdetare hapi zjarr ndaj një peshkaqeni 2.5 metra të gjatë, pasi grabitqari i ujit iu afrua 40 personave që po laheshin në brigjet e Oqeanit Paqësor. Peshkaqeni u dallua nga roja bregdetare, teksa personat në anije ishin duke u larë. Raportohet se në grupin e njerëzve kishte dhe fëmijë, por të gjithë ato fatmirësisht arritën të shpëtonin mrekullisht, transmeton Njëshi.

Kjo histori është ndarë në një faqe në rrjete sociale. Personi që rrëfen historinë është një prej anëtarëve të ekuipazhit. Ai thotë se grupi i tyre kishte orë që ndodhej në Oqean si pjesë e një trajnimi dhe në një moment ata vendosën që të laheshin.

Por teksa ishin duke shijuar ujin e kristaltë, një peshkaqen gjigant shfaqet pranë tyre dhe i rrezikoi jetën. “Ju betohem, situata ishte e ngjashme me skenarin e një filmi të Hollywood. Një peshkaqen 2.5 metra i gjatë, qëndronte 30 metra larg grupit që po lahej. Po të mos ishte për rojën bregdetare që reagoi menjëherë dhe e qëlloi atë me armë zjarri, ndoshta shumica prej tyre sot nuk do të ishin me ne”, tha një nga anëtarët e anijes.

COMMENTS

x