fbpx

Gruaja që dyshohet se u vra mizorisht nga burri i saj me sëpatë, ishte arsimtare në shkollën fillore “Dardania”

HomeLajmeKosovë

Gruaja që dyshohet se u vra mizorisht nga burri i saj me sëpatë, ishte arsimtare në shkollën fillore “Dardania”

Izet Godeni dyshohet se e ka vrarë mizorisht gruan e tij, Sadije Godenin mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Krimi brenda familjes ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Sadija ishte arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.