fbpx
HomeLajmeKosovë

Grenell: Ta lëmë politikën mënjanë, qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë ‘normalizim të ekonomisë’

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi ka thënë se popujt e dy vendeve meritojnë normalizim ekonomik dhe shansin për një ekonomi më gjallëruese.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se është i fokusuar në rininë të cilët duan karrierë, vende të mira pune dhe lidhje me Perëndimin.

“Njerëzit e Kosovës dhe të Serbisë meritojnë normalizim të ekonomisë dhe shansin për një ekonomi më gjallëruese. Sot, jam i fokusuar në rininë që duan karrierë, punë të mirë dhe lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar dhe do të shtyj para këtë. Le ta lëmë mënjanë politikën!”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë sot (e enjte) pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

O’Brien të mërkurën ka thënë se diskutimet në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1301485478303141888

COMMENTS