Grenell: Studimi i fizibilitetit për Ujmanin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë lloj punësh mund të krijohen

HomeLajmeKosovë

Grenell: Studimi i fizibilitetit për Ujmanin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë lloj punësh mund të krijohen

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se studimi për fizibilitetin e liqenit të Ujmanit do të bëhet për të ditur saktësisht se si mund të përdoret ku liqe dhe cilat vende të punës mund të krijohen aty.

Grenell përmes një postimi në Twitter u shpreh se propozimi që në emër të kësaj të hapen diskutime tjera, janë politikë e pakuptimtë.

“Nuk mund ta paguani qiranë tuaj ose të ushqeni familjen me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është të dihet saktësisht se si mund të përdoret, çfarë vende të punës mund të krijohen. Të thuash që përmendja e tij (Ujmanit) hap diskutime tjera është politikë e pakuptimtë. Është studim për të krijuar vende pune”, shkruan Grenell.

Ndryshe, Grenell i është përgjigjur ashpër edhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundit tha se në takimi në Uashington nuk solli asgjë nga ato që ishte premtuar.

Përveç njohjes nga Izraeli, Osmani tha se delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë.

Grenell i kundërpërgjigjet Osmanit duke i thënë se s’ka ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme, që tani të ankohet./Telegrafi

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1302260565956538368

COMMENTS

x