Grenell: Nxitëm evropianët të ndërmarrin hapa në drejtim të heqjes së vizave për Kosovën

HomeLajmeVendore

Grenell: Nxitëm evropianët të ndërmarrin hapa në drejtim të heqjes së vizave për Kosovën

Emisari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar pasi që 32 eurodeputetë kanë kërkuar nga kancelarja Merkel, që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë të presidencës gjermane të BE-së.

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell këtë e ka quajtur një lajm të mirë, sidomos për industrinë, shkruan lajmi.net.

Madje sipas tij, fokusi i SHBA-ve për normalizimin ekonomik, ka nxitur dhe motivuar evropianët.

“Jemi të gëzuar t’i shohim ata teksa udhëheqin, ka shkruar ai”.

 Postimi i plotë:

Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin.

Loading...

COMMENTS