fbpx
HomeLajmeBota

Greket tallen me zëdhensin e Erdoganit!

E gjithë Greqia po tallet me zëdhënësin e Presidencës turke İbrahim Kalın. Ky i fundit tha se duhet shtruar pyetja nëse grekët e sotëm kanë lidhje me grekët e lashtë.

“Duhet hulumtuar lidhja e grekëve të sotëm me grekët e lashtë. Në çfarë mase ka lidhje me grekët e sotëm Greqia e Platonit, Sokratit e Aristotelit”, shtoi ai.

Këtyre deklaratave të cilat mediat greke i quajtën “qesharake’ u është përgjigjur edhe Ministri grek i Zhvillimit, Adonis Georgiadis.

“Greqia është krenare për historinë e saj. Ne jemi grekë, ishim grekë dhe jemi vazhdimësia e grekëve të lashtë. Ne mbrojmë historinë tonë. Turqit erdhën këtu shumë më vonë”, theksoi ai.

Sipas mediave në Greqi, zëdhënësi i Erdoganit shtroi këtë hipotezë pasi edhe vetë turqit nuk e dijnë që miliona qytetarë të tyre janë grekë të islamizuar dhe armenë.

Për këtë përmendin rastin e famshëm të Yannis Vasilis Yaylalı, i lindur si Ibrahim Yaylalı. Yannis është një ultra-nacionalist turk i cili ishte krenar për armiqësinë e tij me kurdët. Më pas ai zbuloi se ai në të vërtetë ishte grek, u bë i krishterë dhe u shndërrua në aktivist për minoritetet në Turqi.

Gjithnjë sipas mediave greke, së fundi është shndërruar në trend publikimi i rezultateve të ADN’së së turqve që jetojnë në diasporë. Shumica prej tyre thuhet të jenë “shokuar’ nga rezultati që u zbuloi se ishin 50 për qind ose më shumë grekë.

COMMENTS