Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka bërë të ditur se grafite të reja kundër NATO-s janë shfaqur në veri të vendit.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kujt i drejtohet ky mesazh.

“Si duket, tash kriminelët prorusë të Vuçiqit e Radoiçiqit po e kërcënojnë KFOR-in. Ky grafit vjen pas shumë grafiteve të tjera proruse në veri të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:

Grafit i ri në veri të vendit: “NATO IS NAZI”?

Çfarë mesazhi është ky? Kujt i adresohet ky mesazh?

Kjo foto ka ardhur në adresë të Institutit OCTOPUS. Është e shkruar në Leshak, aty ku shumica janë serbë.

Si duket, tash kriminelët prorusë të Vuçiqit e Radoiçiqit po e kërcënojnë KFOR-in.

Ky grafit vjen pas shumë grafiteve të tjera proruse në veri të Republikës së Kosovës/Telegrafi/