fbpx

Goditet një person nga rrufeja në Rahovec

HomeKosovë

Goditet një person nga rrufeja në Rahovec

Sot rreth orës 19:00 një person është goditur nga rrufeja në Rahovec, raporton Policia e Kosovës.

Rastin per arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Sipas Policisë, viktima mashkull i moshës madhore është dërguar nga familjaret në QKMF-Rahovec nga ku pastaj është dërguar në spitalin Rajonal të Gjakovës.

Por, për shkak të gjendjes së rënduar viktima pastaj është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 19: 00 Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se një person ishte goditur nga rrufeja. Policia është përgjigjur rastit. Viktima mashkull i moshës madhore nga familjarët është dërguar në QKMF-Rahovec , nga ku është dërguar pastaj në Spitalin Rajonal të Gjakovës, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Rasti është duke vazhduar me hetime” thuhet në njoftim.

COMMENTS

x