fbpx

Gjyqtari serb pas dorëheqjes: Kurrë nuk do të kthehem

HomeLajmeKosovë

Gjyqtari serb pas dorëheqjes: Kurrë nuk do të kthehem

Nikola Kabasiq, gjyqtar i Apelit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dorëzuar dorëhqjen e tij sot.

Ai ka theksuar se asnjëherë nuk do të kthehet në sistemin e drejtësisë në Kosovës.

“Unë flas në emrin tim, nuk do të kthehem, pjesa tjetër u takon politikanëve”, tha Kabasiq, transmeton Nacionale.

Ai dha detaje lidhur me dorëheqjen.

“Ky është realizimi i njoftimit që kam bërë pak ditë më parë. Sot, të gjithë gjyqtarët dhe ata që nuk arritën të dërgonin dorëheqjet nga emailet zyrtare dje, e bënë këtë sot. Kolegët tanë shqiptarë, gjyqtarët dhe punonjësit e administratës mbeten në gjykatë dhe të gjithë serbët edhe stafi administrativ edhe gjyqtarët dhanë dorëheqje”, tha Kabasiq.

Dorëheqjen e ka ofruar edhe kryetarja e Gjykatës në Mitrovicë, Lilijana Stefanoviq.

“Kolegët tanë shqiptarë kanë marrë përsipër raste të natyrës urgjente. Ne jemi munduar t’i ndihmojmë në çdo gjë. Asnjëherë nuk kemi pasur problem me kolegët tanë, kemi bërë mirë punën, jemi socializuar, kemi bashkëpunuar. Kjo ishte gjykata më e mirë në rezultate dhe e vetmja gjykatë multietnike në Kosovë”, tha Stevanoviq.