fbpx

Gjykata Speciale jep detaje rreth vizitës së Veselit në Kosovë

HomeLajmeKosovë

Gjykata Speciale jep detaje rreth vizitës së Veselit në Kosovë

Gjykata Speciale në një përgjigje për arbresh.info ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Veseli erdhi sot në Kosovë, pasi që disa ditë më parë i vdiq nëna në moshën 93 vjeçare.

“Për shkak të arsyeve detyruese humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake udhëzoi Sekretarin që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për z. Veseli për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e DHSK-së për arbresh.info

Ata thonë se për arsye të privatësisë së Veselit nuk mund të japin detaje se sa do të qëndroj ai në Kosovë.

“Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e z. Veseli, nuk mund të japim asnjë informacion shtesë për vizitën e kujdestarisë në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi Michael Doyle.

Veseli gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë, shkoi të varri i nënës së tij për vizitë.

Ai ishte para disa muajve në Kosovë me rastin e vdekjes se babait të tij.

Kujtojmë që Veseli po mbahet në qendrat e paraburgimit në Hagë, për më shumë se 1 vit gjysmë.

COMMENTS

x