Connect with us

Lajme

Gjuriq thotë se kishte marrëveshje për heqjen e barrikadave, Uashingtoni kishte një rol korrekt!

Publikuar

me

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjurqi, ka hedhur dyshime se pala serbe dhe pala kosovare kanë biseduar dhe kanë arritur marrëveshje për largimin e barrikadave dhe lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Gjuriq ka thënë në televizioni publik serb se me “marrëveshjen e djeshme shkua një hap më tej në aspektin e mbrojtjes juridike të pozitës së serbëve në Kosovës” si dhe “Kosova ka humbur një mundësi të artë nga Amerika dhe ndërkombëtarët për shkak të sjelljes së tyre”.

Ai ka thënë se deklarata e përbashkët e BE-së dhe Amerikës tregon më së miri detajet e marrëveshjes.

“Ftoj qytetarët e Serbisë që të njihen me dy elementet e tjera të bisedimeve që u zhvilluan dhe marrëveshjen e arritur, e cila u materializua përmes deklaratës së përbashkët të BE-së dhe SHBA-së nga njëra anë dhe deklaratës së KFOR-it. nga ana tjetër”, thotë Gjuriq.

“Kjo do të thotë që nga dje për herë të parë kemi garanci ndërkombëtare nga KFOR-i dhe NATO-ja që vlejnë për të gjithë që kanë të bëjnë me dërgimin e forcave të sigurisë së Kosovës në veri me obligim që të konsultohen me komunitetin serb”, shton Gjuriq.

“Ata që e njohin ligjin e kuptojnë se tani kemi shkuar një hap më tej në aspektin e mbrojtjes juridike të pozitës së serbëve në veri”, thekson Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se “Uashingtoni kishte një rol korrekt në këto bisedime”

I pyetur se kush ka marrë pjesë në bisedime nga pala amerikane, ai thotë se ka kontaktuar menjëherë me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill dhe se kanë qenë në kontakt edhe me përfaqësuesi i SHBA-së në Prishtinë nga Geoffrey Hovenier.

“Por ne normalisht kemi komunikim cilësor, presidenti Vuçiq ka pasur një kontakt të jashtëzakonshëm në Nju Jork me Jake Sullivan, i cili është këshilltar për sigurinë kombëtare në SHBA”, thekson Gjuriq.

Ai tha gjithashtu se në javën e dytë të janarit presim një vizitë të një delegacioni të lartë amerikan.

Reklama