fbpx

Gjukanoviq ironizon me Abazoviqin: “Nëse e gjejnë se kam shpëlarë para, të gjitha do ia fali Abazoviqit”

HomeLajmeRajoni

Gjukanoviq ironizon me Abazoviqin: “Nëse e gjejnë se kam shpëlarë para, të gjitha do ia fali Abazoviqit”

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se do t’ia falte të gjtiha paratë e “papastra”, Dritan Abazoviqit nëse vërtetohet vetëm një cent.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e ka akuzuar Gjukanoviqin si mbrojtës të kontrabandës së cigareve.

Por Gjukanoviq thotë se nëse vërtetohet një gjë e tillë atëherë do të largohet nga jeta politike.

“Kur për herë të parë gjejnë një cent para të fshehura në bankat vendase apo të huaja, mesazhi im është – ia jap Dritan Abazoviqit”, tha Gjukanoviq, të martën.

Gjukanoviq ka iniciuar në gusht peticion kundër Abazoviqit, diçka që kishe sukses – Abazoviq u rrëzua, por vazhdon ta ushtrojë pozitën e kryeministrit.

Ai u shkarkua pasi më 3 gusht e nënshkroi një marrëveshjes sekrete me Kishën Ortodokse Serbe, diçka që Gjukanoviq ishte kundër.