fbpx

Gjukanoviç për Vuçiçin thotë se politika e tij është e njëjtë si në vitet 90’ta, politikë e cila na çoi në luftë

HomeLajmeRajoni

Gjukanoviç për Vuçiçin thotë se politika e tij është e njëjtë si në vitet 90’ta, politikë e cila na çoi në luftë

Për presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, qasja dhe politika e homologu të tij serb, Aleksandër Vuçiç, që të shfaqet si patron i serbëve në vendet e tjera të rajonit i takojnë viteve të 90-ta.

“Vuçiç po promovon një politik të viteve të 90-ta. Ajo politikë në vitet e 90-ta, ju kujtohet, na çoi në luftë”, ka thënë Gjukanoviç në një intervistë për Radio Evropën e Lirë edicioni në gjuhën serbe.

“Edhe atëherë, Serbia dëshironte t’i mbronte serbët e Bosnjës. Dhe ne e dimë ku na çoi kjo” kujton Gjukanoviç.

Për Gjukanoviç mu për këto arsye ambiciet pro-evropiane të Vuçiç’it nuk janë reale, dhe bashkëpunimi me të është zvogëluar shumë vitet e fundit për shkak të këtyre dallimeve.

Gjukanoviç, më tej ka shprehur skepticizmin e tij për një përshpejtim të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, pas agresionit rus në Ukrainë, nga frika se ata mund të bien nën ndikimin rus.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë vendin e tyre në BE, por një gjë e tillë duhet të arrihet pas reformave sociale të realizuara pa kushte, cilësore dhe gjithëpërfshirëse. Pra, nuk besoj në rrugët e shkurtra drejt BE-së”, shpjegon Gjukanoviç.

Mali i Zi, sipas tij është i gatshëm të plotësojë kushtet, mbi të gjitha në fushën e sundimit të ligjit, e cila është kthyer në një pikë kyçe të agjendës së negociatave me BE-në.

“Pas kësaj, ne duam të arrijmë anëtarësimin në BE dhe mendojmë se në bazë të asaj që është bërë deri më tani, Mali i Zi mund të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së”, ka përfunduar ai.

x