Connect with us

Kosovë

Gjoshi për lirimin e Pantiqit thotë se fajtorë janë Kurti, Osmani e Sveçla!

Publikuar

me

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar për dërgimin në arrest shtëpiak të të dyshuarit për akte terroriste, ish-policisit serb, Dejan Pantiq.

Me anë të një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se krerët e shtetit, kryeministri Kurti, presidentja Osmani e ministri Sveçla, kanë dështuar në disa segmente të shtetit.

“Po-po, lirim është! Mos u fshehni pas termave dhe procedurave ligjore”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Gjoshit:

Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Xhelal Sveçla janë tre personat fajtorë për mungesën e sovranitetit në 4 komunat e veriut të Kosovës.

Një herë dështuan t’i mbajnë zgjedhjet, e sot paskan dështuar zyrtarisht segmentin tjetër të shtetit, duke e liruar një të dyshuar për terrorizëm.

Po-po, lirim është! Mos u fshehni pas termave dhe procedurave ligjore.

Nuk është arrest shtëpiak sepse Xhelal Sveçla nuk do të jetë në gjendje ta verifikojë se i dërguari në arrest shtëpiak do t’i përmbahet masës së dhënë. /Lajmi.net

Reklama