fbpx

Gjoshi i PDK-së thotë se presidentja po mburret me shpenzimet, meqë izoloi veten dhe Kosovën

HomeLajmeKosovë

Gjoshi i PDK-së thotë se presidentja po mburret me shpenzimet, meqë izoloi veten dhe Kosovën

Sekretari për organizim dhe zgjedhje në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se mburrja e presidentes Vjosa Osmani me uljen e shpenzimeve të institucionit që e drejton flet qartë për mospunën e saj dhe izolimin drastik që i ka bërë shtetit duke mos u pritur nga asnjë vend aleat i Kosovës.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se për aq sa ka zhvilkuar aktivitete presidentja aktuale, më mirë Kosova do t’i kishte punët edhe pa president fare.

”PRESIDENTE, SË PARI NXJERR FATURAT E PËRMBUSHJEVE TË DETYRIMEVE KUSHTETUESE, TANI FLASIM…!

E paska bërë një “përpjekje” koti Presidentja Osmani, duke krahasuar shpenzimet e saj me presidentet paraprak! Osmani paska prezantuar “faturat” e shpenzimeve, se ajo”më së paku paska shpenzuar nga të gjithë paraardhësit e saj “. Unë po ja sjellë në dijeni taksapaguesve, se ”le të flejnë zbathur” se zonja Osmani jo vetëm që ka ulë shpenzimet, por ajo nese vazhdon me këtë “gjumë dimëror” kanë me zënë shumë pranvera duke shpenzuar pak para të buxhetit për punë zyrtare , sepse ajo nuk ka kryer asnjë obligim kushtetues ! E si të shpenzohet buxheti pa dalë përjashta zyrës …?! E si të shpenzohen paratë për bileta pa vizita zyrtare jashtë vendit në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese?!

Po ku na paska qenë Presidentja për vizitë zyrtare ,për të bërë shpenzime për bileta udhëtimi ? Madje, as për darka e dreka nuk janë bërë shpenzime ,sepse askush nga qarqet vendimarrëse ndërkombëtare nuk ja ka çelur derën e shkelë pragun e zyrës:? Në vend të shpenzimeve është dashtë të prezantoi punët.

Kush i tha puna e mbarë në një punë të hajrit për Kosovën?

Kjo drejtuese e shtetit e ka izoluar Kosoven . Besoni, se mos me pasë fare president edhe me shumë ulen shpenzimet…! Lëreni “pallavrat” po nisnja punoni diçka se ja mbylltë të gjitha dyert Kosovës!

A e din Presidentja, se Kosova ka pozitën më të ulët në marrëdhëniet ndërkombtare, për shkak të paditurisë dhe mosveprimit tuaj! Ju, me izolimin që i keni bërë vendit vertetë nuk do të shpenzoni sa shpenzuan të githë presidentët tjerë, por edhe nuk do të bëni asnjë punë të mbarë për Kosovën. Në kohën kur Serbia po bën diplomaci agresive ndaj Kosoves, ju dhe qeveria po merrni me ja nxirë xhamat e makinës së “Komondant” Prindonit, por më shumë po ja nxini xhamat e përspektivës së Kosovës…!”

COMMENTS

x