fbpx

Gjinovci: Serbia po do konflikt, Qeveria Kurti të veprojë me forcën e ligjit në veri

HomeLajmeKosovë

Gjinovci: Serbia po do konflikt, Qeveria Kurti të veprojë me forcën e ligjit në veri

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka komentuar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se me këto veprime Serbia po dëshiron konflikt në Kosovë.

Sipas tij, Qeveria të veprojë me forcën e ligjit.

“Është evidente që Serbia po e don konfliktin, por është po ashtu evidente që rrugë tjetër të veprimit nuk ka, ligjet duhen zbatu. Qeveria të veprojë me forcën maksimale te ligjit, pa ngurrim”, ka shkruar Gjinovci.