Connect with us

Lajme

Gjesti anti-sportiv i vitit 2022 vjen nga Tajlanda

Publikuar

me

Sulmi i tmerrshëm i një futbollisti tajlandez ndaj një kundërshtari është padyshim momenti më tronditës i vitit 2022.

Aitsaret Noichaiboon, i cili luajti për Bangkok FC në kategorinë e tretë të Tajlandës, lëshoi një bërryl të stilit Muay Thai ndaj Supasan Ruangsuphanim-it të Universitetit të Bangkok FC në mars.

Në minutën e fundit të ndeshjes në të cilën Bangkok FC humbi 3-0, Noichaiboon u godit nga Ruangsuphanim pas një ndërhyrjeje. Noichaiboon u pengua para se të vraponte drejt kundërshtarit të tij.

Teksa arriti te Ruangsuphanimi, ai e goditi me një bërryl të tmerrshëm në fytyrë që e rrëzoi në fushë. Noichaiboon padyshim mori një karton të kuq dhe Ruangsuphanimit iu nevojitën 24 qepje për plagën e tij në fytyrë.

Noichaiboon u shkarkua menjëherë nga klubi i tij para se t’i jepej një ndalim tre-vjeçar nga futbolli.

Pasi iu dha pezullimi tre-vjeçar, Noichaiboon kërkoi falje për veprimet e tij.

Reklama