fbpx

Gjenerali ukrainas që parashikoi saktë datën e fillimit të agresionit rus: Kundër Putinit po përgatitet puç

HomeBota

Gjenerali ukrainas që parashikoi saktë datën e fillimit të agresionit rus: Kundër Putinit po përgatitet puç

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase thotë se lufta me Rusinë “po shkon aq mirë sa do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit.

Ky është deri me tani parashikimi më i saktë dhe më optimist i një zyrtari të lartë ukrainas.

Në një intervistë për Sky News, gjeneralmajor Kirilo Budanov tha gjithashtu se “një grusht shteti tashmë është duke u zhvilluar në Rusi për të rrëzuar Vladimir Putin dhe se lideri rus është i sëmurë rëndë nga kanceri”, përcjellë Gazeta Blic.

Budanov parashikoi saktësisht se kur do të ndodhte pushtimi rus, ndërsa të tjerët në qeverinë e tij ishin skeptikë, raporton Sky News/

“Pika e kthesës do të jetë në pjesën e dytë të gushtit. Shumica e luftimeve aktive do të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Si rezultat, ne do të rivendosim fuqinë ukrainase në të gjitha territoret tona të humbura, duke përfshirë Donbasin dhe Krimenë,” ai tha.

Siç tha ai, taktikat ruse nuk kanë ndryshuar dhe Rusia po pëson humbje të mëdha. Ai tha se nuk ishte i befasuar nga dështimet e Rusisë në luftë.

“Ne dimë gjithçka për armikun tonë. Ne dimë për planet e tyre në momentin që i bëjnë ato. Evropa e sheh Rusinë si një kërcënim të madh. Ata kanë frikë nga agresioni i saj. Ne kemi luftuar Rusinë për tetë vjet dhe mund të themi se historia e një ushtrie të fuqishme ruse është një mit. Thjeshtë janë një turmë e armatosur njerëzish”, përfundoi ai.

COMMENTS