Connect with us

Kosovë

Gjendje e jashtëzakonshme në Klinikën Infektive, pacientët detyrohen të sigurojnë vetë batanijet dhe ushqimin

Published

on

1 mijë e 220 pacientë me COVID-19 aktualisht po trajtohen në të gjitha spitalet e Kosovës. Shifrat e larta të infektimit në dy javët e fundit, kanë bërë që shumë qytetarë të kërkojnë edhe ndihmën e mjekut për t’u përballur me virusin vdekjeprurës.

Sot gjatë ditës, te Klinika Infektive dhe ajo Sportive, janë parë persona duke dërguar ushqim e batanije për të afërmit që po qëndrojnë brenda klinikave, ku trajtohen pacientët me COVID-19.

 

Advertisement
Comments