Gëzim Kelmendi: “Shefqet Krasniqit, dorën në zemer bukur po i rrijnë flokt e mbjella” (video)

HomeKosovë

Gëzim Kelmendi: “Shefqet Krasniqit, dorën në zemer bukur po i rrijnë flokt e mbjella” (video)

Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka folur për mbjelljen e flokëve nga aspekti fetar e shëndetësor, pasi një veprim të tillë e ka bërë hoxha i njohur Shefqet Krasniqi.

Kelmendi në emisonin “Natë Vere” në T7 ka thënë se Shefqet Krasniqit po i rrinë bukur flokët e mbjellura.

Ai shtoi se personalisht nuk do ta bënte një veprim të tillë.

“Nga aspekti fetar nuk kam shumë informata. Merret nga trupi yt dhe vendoset në një vend të caktuar, nuk e shoh të dëmshme në aspektin shëndetësor. Sa i përket çështjes sime në politikë kam thënë është një fjalë ‘never say never’ (kurrë mos thuaj kurrë)”, ka thënë Kelmendi.

“Nëse i kam këto mend dhe këtë vetëdije kurrë nuk do t’i mbjelli, as nuk më shkon mendja t’i mbjelli flokët. Atij sa kam vërejtur në disa foto i kanë ndejt mirë, dorën zemër, bukur i kanë ndejt”, shtoi ai.

COMMENTS