fbpx

Gërvalla takohet me Konsullin e Nderit të Serbisë në Greqi

HomeKosovë

Gërvalla takohet me Konsullin e Nderit të Serbisë në Greqi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi.

Në mesin e vizitave të saj, Gërvalla ka takuar edhe një grup të biznesmenëve grekë. Takimi i saj me biznismenët grekë është organizuar nga Delphi Group.

Nga kërkimet që ka bërë Demokracia.com del se drejtuesi i Delphi Group është një mik i Serbisë. Drejtor dhe themelues i saj është Symeon G. Tsomokos, një njeri që ka shërbyer në Serbi. Për më tepër, Tsomkos është edhe Konsull Nderi i Serbisë në rajonin e Thesalisë.

Takimi i saj me Konsullin e Nderit të Serbisë konfirmohet edhe nga fotografitë që i ka shpërndarë vetë ministria e Gërvallës, e cila nuk ia ka përmendur fare emrin, shkruan Demokracia.com.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Greqi, është takuar sot më përfaqësues të komunitetit biznesor grek nën organizimin e Forumit Ekonomik Delphi. Në fokus të këtij takimi ministrja Gërvalla, kishte prezantimin e ofertës së Kosovës për investime të huaja direkte. Ministrja Gërvalla shpjegoi para komunitetit të biznesit shumë arsye pse vlen të investohet në Kosovë duke filluar nga taksat e ulëta dhe shërbimet pa burokraci, potenciali i madh njerëzor për punë profesionale, legjislacioni i bashkërenduar me atë të BE-së si dhe mbrojtja që i ofrohet investitorëve të huaj.”, është thënë në komunikatën e MPJD-së.

Demokracia.com ditë më parë ka raportuar se Symeon Tsomokos është Themeluesi dhe Presidenti i Forumit Ekonomik Delphi, një organizatë jofitimprurëse e pavarur dhe e paanshme e angazhuar për të ofruar dhe promovuar ide novatore për rritje të qëndrueshme dhe konkurruese për Evropën Juglindore.

Ai themeloi SGT S.A në Athinë në 1997 dhe TGI në Beograd në 2001, të cilin ai ende e kryeson.

Në vitin 2006, ai e themeloi edhe Dhomën e Tregtisë Greqi-Serbi dhe vazhdon të jetë ende në krye të saj.

COMMENTS

x