Gërvalla publikon fjalimin e plotë të diskutimit në Dubrovnik: S’ka asnjë arsye ta fajësojmë BE-në për gabimet tona

HomeLajmeKosovë

Gërvalla publikon fjalimin e plotë të diskutimit në Dubrovnik: S’ka asnjë arsye ta fajësojmë BE-në për gabimet tona

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë fjalimin e plotë në Forumin e Dubrovnikut të mbajtur të shtunën, ku përmenden edhe deklaratat e saj karshi mos-liberalizimit të vizave dhe çështjes së Mini-Schengenit.

Gërvalla-Schwarz e ka publikuar fjalimin e saj të plotë të mbajtur në forumin e së shtunës përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook. Në fjalim, ndër të tjera, kryediplomatja kosovare e shfajëson BE’në për mos-liberalizimin e vizave, duke thënë se Kosova duhet të kryejë detyrat e saja në fushën e ligjit.

“Prandaj, por mbi të gjitha për veten tonë, ne duhet të përmbushim detyrat tona: Duhet të ndërtojmë shtetin ligjor, duke përfshirë edhe të qenit të ashpër ndaj korrupsionit. Duhet të garantojmë lirinë e shtypit dhe të bëjmë reformë të vërtetë ligjore. Ne ende nuk kemi arritur aty. Dhe nuk asnjë arsye pse ta fajësojmë BE-në për gabimet tona”, thuhet ndër të tjera në fjalimin e publikuar nga ajo.

Zëvendëskryeministrja përgjatë forumit ka folur edhe për çështjen e Mini-Schengenit, për çka është përplasur edhe me Sekretarin e Shtetit të Serbisë, Nemanja Staroviq. Ajo e ka cilësuar këtë projekt si “fals dhe kurth”.Reklamë

“Më lini të jem shumë e qartë: nuk ka Mini-Shengen. Është Fake. Dhe është një kurth, sepse pretendon të jetë si BE-ja, pa qenë i tillë. Shengeni i vërtetë është pikërisht e kundërta e asaj që quhet Mini-Shengen, sepse Shengeni i vërtetë është krijuar jo në fillim të tregut të përbashkët evropian, por përkundrazi, ka qenë rezultat i reformave të thella dhe negociatave të ndërlikuara mes shteteve anëtare të BE-së”, ka shkruar ajo.

COMMENTS