fbpx

Gërvalla: Në të kaluarën janë bërë gabime në dialog, do të mundohemi të mos përsëriten

HomeLajmeKosovë

Gërvalla: Në të kaluarën janë bërë gabime në dialog, do të mundohemi të mos përsëriten

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla pas takimit me homologun e saj italian, Antonio Tajani, ka thënë se temë diskutimi ishin ndërhyrjet dhe kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Mes tjerash, kryediplomatja kosovare, theks të veçantë iu është dhënë edhe ekonomisë vendëse, sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar.

Gërvalla pati kritika edhe për paraardhësit e saj, me ç’rast tha se janë bërë gabime në të kaluarën sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“Biseduam rreth përparimit të Kosovës në ekonomi, të sundimit të ligjit, në luftimin e krimit të organizuar, vlerat e përbashkëta Evropiane, reformën institucionale dhe rezultate e tjera që janë arritur gjatë këtij viti. E falënderova për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës para luftës e pas saj. Po ashtu e falënderova që ka theksuar përsëri që Italia do të mbetet një shtyllë e fuqishme për sigurinë dhe paqen në rajon e Kosovë”, tha Gërvalla.

“Biseduam për përpjekjet e Serbisë për destabilzimin e Kosovës përmes ndërhyrjeve masive në çështjet e brendshme të vendit tonë, kërcënimeve me dhunë e deri të kërcënimet me luftë. Biseduam edhe për dialogun me Serbinë. Gjithashtu theksova që janë bërë gabime në të kaluarën në dialog dhe se bashku me aleatët do të mundohemi që gabimet të mos përsëriten” tha ajo.