fbpx

Gërvalla e mbron me ngulm Martin Berishajn, thotë se prokurorët kanë qëllim ta dëmtojnë Qeverinë Kurti

HomeLajmeKosovë

Gërvalla e mbron me ngulm Martin Berishajn, thotë se prokurorët kanë qëllim ta dëmtojnë Qeverinë Kurti

Donika Gërvalla, ministre e  Punëve të Jashtme, i ka dalë në mbrojtje publike ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, duke thënë se “mund të ketë intencë politike ndaj tij”.

Martin Berishaj akuzohet “që i ka marrë 600 mijë euro nga kompania energjetike GEN”, raportimi ishte publikuar në mediat sllovene.

E tash në shtatorin e këtij viti, ndaj Martin Berishaj ka nisur  hetimi prej Prokurorisë Themelore në Prishtinë mbi akuzën për “mosdeklarim të pasurisë”, ka rrjedhin dhe dyshimet për marrjen ilegale të parave nga GEN.

Por Gërvalla dyshon në profesionalizmin e disa prokurorëve. Thotë se disa prej tyre “duan ta dëmtojnë Qeverinë duke denigruar personalitete”.

“Asnjë nga njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për ndryshime thelbësore në këtë vend, nuk janë të sigurt nga hapja e hetimeve të prokurorisë, duke e njohur edhe profesionalizmin e një pjese të prokurorëve, pore dhe duke e njohur edhe nevojën e domosdoshme për një vetting të mirëfilt”, ka thënë Gërvalla në Rubikon, të martën.

Ajo po ashtu, ka thënë se akuzat fillestare kanë qenë për ta denigruar Berishajnë e për ta inkriminuar diplomacinë kosovare.

“Tani ka ndryshuar edhe narracioni në raport me ambasadorin Berishaj. Fillimisht akuzat kanë qenë shumë të rënda, akuzat publike të cilat janë shpërfaqur nga një medium slloven. Është thënë që ka bërë gjëra që janë komplet të papranueshme nën ndërkohë edhe atëherë është kërkuar shkarkimi i ambasadorit Berishaj nga njerëz që pothuajse kanë qenë identikë nga ata që i kanë shpërndarë raportimet e këtij mediumi edhe që kanë kërkuar me shumë ngulm masa ndaj tij”, ka thënë Gërvalla.

Por deklaron se s’mund ta shkarkojë një ambasador duke u bazuar në “thashetheme”.

Për ta argumentuar diskursin e saj që raportimet për Berishajn janë “thashetheme”, Gërvalla ngre dilema te një pjesë e sistemit të drejtësisë – thotë se vettingu është domosdoshmëri.

Përkundër se ka një hetim ndaj ambasadorit Berishaj, Gërvalla pretendon se ambasadori i Kosovës në Kroaci “nuk i ka thënë të pavërteta”.

“Unë jam ulur dhe kam folur gjerë e gjatë me ambasadorin Berishaj, nuk kam asnjë arsye të besojë që ambasadori Berishaj gjatë bisedës ka treguar të pavërteta”, ka thënë Gërvalla.

Ajo nuk ka dhënë asnjë sinjal që do ta shkarkojë Berishajn, por kërkon një rezultat preliminar të hetimit

x