fbpx

Genta Ismajli prezanton një tjetër dukje tërheqëse nga klipi i ri

HomeMagazina

Genta Ismajli prezanton një tjetër dukje tërheqëse nga klipi i ri

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, është duke e bërë rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.

Ndonëse ka nisur xhirimet e këngës së re, ajo ka ndarë me ndjekësit pamje të tjera të videoklipit të saj.

Artistja shqiptare së fundmi në Instagram prezantoi një tjetër dukje, me të cilën do shfaqet në projektin e radhës.

https://www.instagram.com/p/CEPqdFeBwza/?utm_source=ig_web_copy_link

36 vjeçarja vjen në formë të mahnitshme dhe me këtë pamje e stil flokësh të veçantë ka arritur të rrëmbejë gjithë vëmendjen.

Komplimentet krahas imazhit nuk munguan as nga miqtë, kolegët e ndjekësit, madje këta të fundit mezi po presin për rikthimin e artistes së mirënjohur.

https://www.instagram.com/p/CEKh0KNhbML/?utm_source=ig_web_copy_link

Në anën tjetër, Genta të fundit këngë e solli në mars të vitit 2019 të quajtur “Zjarr”.

Projekti deri më tani ka grumbulluar 2.4 milionë klikime, derisa presim të shohim se çfarë do na sjellë këngëtarja Ismajli. /Telegrafi/

COMMENTS

x