fbpx

Gazetari polak që dha i pari lajmin për shpërthimin ka një teori për atë që ndodhi: ‘Raketa është ruse, por u rrëzuar nga Ukraina”

HomeLajmeBota

Gazetari polak që dha i pari lajmin për shpërthimin ka një teori për atë që ndodhi: ‘Raketa është ruse, por u rrëzuar nga Ukraina”

Mariusz Gierszewski, një gazetar nga radio stacioni polak ZET, i cili fillimisht shkroi se raketat e humbura ruse kishin goditur Poloninë, postoi në Twitter lajmin se mbetjet e raketës së rrëzuar ruse ka shumë mundësi të jetë rrëzuar nga Ukrina.

“Burimet e mia në shërbime thonë se ajo që goditi Przewowo ishte me shumë mundësi mbetjet e një rakete të rrëzuar nga forcat e armatosura të Ukrainës”, shkroi ai në Twitter.

Zjarrfikësit polakë njoftuan të martën se dy persona u vranë në një shpërthim në Przewodow, një fshat në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një mbledhje urgjente të komitetit qeveritar për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen, njoftoi një zëdhënës i qeverisë në Twitter.

Takimi filloi në orën 21:00.