Connect with us

Kosovë

Gazetari gjerman tregon cili ishte kushti i Kurtit që ngriti tensionet me emisarët perëndimorë

Publikuar

me

Gazetari gjerman Michael Martens ka thënë edhe të tjera gjëra interesante e të padëgjuara në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi sa i përket propozimit franko-gjerman.

Sipas tij, Perëndimi po provon ta bëj Kurtin të duket si një “egomaniak kokëfortë që nuk e kupton potencialin e ofertës perëndimor” derisa kritikon Bashkimin Evropian si një ndërmjetësues “duarbosh”.

Për kryeministrin, ai thotë përmes një serie postimesh në Twitter edhe të tjera gjëra duke përmendur edhe një kusht: “në mënyrë që ta pranojë propozimin perëndimor për një zgjidhje, ai kërkon garancinë që pesë shtetet anëtare të BE-së që ende s’e kanë njohur Kosovën, do ta bëjnë një gjë të tillë.” Martens pretendon se Kurti ka kërkuar që kjo të përfshihet edhe në marrëveshje.

Por, shumë analistë kanë thënë vazhdimisht se një garanci e tillë nuk mund të ofrohet.

Ai tregon se në takimin e të premtes mes Kurtit dhe pesëshes së emisarëve perëndimorë në Prishtinë, u prezantua sërish kjo ofertë perëndimore (propozimi franko-gjerman). Ky propozim bazohet në (sic.) “vijat e traktatit gjermano-gjerman të vitit 1972” (i njohur edhe si zgjidhja e dy Gjermanive në vendin tonë).

Sipas tij, në këto takime të emisarëve me Kurtin dhe Vuçiqin u diskutua pikërisht për një pyetje fare të thjeshtë: “A janë të gatshme Serbia dhe Kosova ta pranojnë këtë propozim?”

Kujtojmë se Martens ishte gazetari që kishte hequr një pjesë që kishte shkaktuar skandal në Kosovë të intervistës së tij me kryeministrin Albin Kurti.

Reklama