fbpx

Gashi thotë se me veprimet e saj, Opozita po i kërkon qeverisë që t’i bëjë koncesione Serbisë

HomeLajmeKosovë

Gashi thotë se me veprimet e saj, Opozita po i kërkon qeverisë që t’i bëjë koncesione Serbisë

Subjektet politike opozitare po vazhdojnë të reagojnë pas vendimit të Listës serbe për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Ato po hedhin akuza kundër kryeministrit Albin Kurti lidhur me zbatimin e vendimit për targat.

Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar publicisti Shkelzen Gashi. Ai në një postim në Facebook ka rikujtuar se Lëvizja Vetëvendosje kundërshtonte qeverinë për negociatat me Serbinë kur ishte në opozitë, derisa opozita e sotme kundërshton qeverinë dhe i kërkon të bëj koncesione me Serbinë.

“Lëvizja vetëvendosje! në opozitë e kundërshtonte qeverinë e Kosovës për negociatat me Serbinë sepse kërkonte që të mos i bëheshin koncesione Serbisë.

Sot partitë politike opozitare e kundërshtojnë qeverinë Kosovës për negociatat me Serbinë, duke i kërkuar asaj që t’i bëjë koncesione Serbisë”, u shpreh Gashi në postimin e tij në Facebook.

Kujtojmë se sot në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, është mbajtur një protestë e organizuar nga Lista serbe kundër institucioneve të Kosovës.