fbpx

Gashi shpreh dëshirën interesante për librin e tij: “Një natë në villën e Enver Hoxhajt, tjetrën në atë të Bekim Çollakut”

HomeLajmeKosovë

Gashi shpreh dëshirën interesante për librin e tij: “Një natë në villën e Enver Hoxhajt, tjetrën në atë të Bekim Çollakut”

Analisti Shkelzen Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se është në përfundim të një libri me tematikë të rëndë.

Gashi ka shkruar se do të dëshironte që leximet e fundit të librit para botimit t’i bënte në një nga villat e sekuestruara në Brezovicë.

E për këtë u ka sugjeruar organeve shtetërore që villat e sekuestruara t`I vendosin në shërbim të qytetarëve që punojnë në interes të publikut, duke aluduar edhe në vetveten.

Postimi i plotë:

“Jam në përfundim të një libri me tematikë shumë të randë. kishte me qenë shumë mirë që leximet e fundit të këtij libri para se me e nisë për shtyp, me i ba në një vend si brezovica. Ndoshta nuk kishte me qenë keq që organet shtetërore që i kanë sekuestru villat e ish pushtetarëve në brezovicë, me i vu ato në dispozicion të qytetarëve që bajnë punë në interes të publikut. Për shembull, kisha pasë qejf që librit që jam tu e përfundu me ia dhanë dorën e fundit nëpër këto villa të sekuestrueme në brezovicë… një natë në villën e enver hoxhajt, tjetrën në atë të bekim çollakut, e kështu me radhë