fbpx

Gashi e quan të guximshëm vendimin e Kurtit për ndërprejren e shtesave në pagë për gjyqtarët dhe prokurorët: “Pak ua ka ulë pagat, çka është dashtë më ia ulë”

HomeLajmeKosovë

Gashi e quan të guximshëm vendimin e Kurtit për ndërprejren e shtesave në pagë për gjyqtarët dhe prokurorët: “Pak ua ka ulë pagat, çka është dashtë më ia ulë”

Në emisionin “Politiko”, komentatori politik Blerim Gashi duke diskutuar vendimin e Qeverisë për ulje të pagave në sistemin e drejtësisë ka thënë se e përkrahë këtë vendim, raporton Gazeta10.

Gashi ka thënë se Kurti ka marrë një vendim të drejtë ndaj pjesës më “të kalbur” në Republikën e Kosovës.

“Mendoj që është njëri ndër vendimet më të rëndësishme që ka marrë ndaj pjesës më të kalbur, të pa aftë, të kapur dhe të korruptuar në Republikën e Kosovës. Këtë nuk e thotë vetëm analisti i “Politikos” por e thonë të gjitha organizatat që e kanë monitoruar me vite të tëra të jashtit e të vendit tonë këtë sistem. Në rast se dëshirojmë me kriju republikë funksionale, ku merrë pagesë për punën e bërë, atëherë pak ua ka ulë çka është dashur me bë. Pak ua ka ulë. Sepse kemi të bëjmë me raste ku gjyqtarët thirrin gjyqtarë të tjerë mos më jau shemb vilat.”, është shprehur Gashi.