Connect with us

Bota

Gardianët e burgut po ndiqnin ndeshjen e Argjentinës në Botëror, i burgosuri arratiset dhe fillon tragjedinë

Publikuar

me

Ngjarje në kufijtë e së pabesueshmes në Cordoba të Argjentinës. Vrasësi Roberto Jose Carmona u arratis nga banesa e së dashurës, aty ku vëzhgohej nga policia dhe gardianët pasi kishte marrë një leje speciale.

Në banesën e së dashurës ishin disa gardianë burgu që detyrën kryesore e kishin për të vëzhguar një nga kriminelët famëkeq të Argjentinës, por ky i fundit gjeti momentin dhe u arratis për të nisur një tjetër tragjedi.

Në kohën kur luhej ndeshja gjysmëfinale e Botërorit mes Argjentinës dhe Kroacisë, gardianët humbën përqëndrimin pas aftësive të Lionel Messit dhe Carmona u arratis. Me pretekkstin se do duhej të shkonte në tualet, Roberto Carmona u arratis dhe rrëmbeu një makinë duke vrarë taksistin.
Pas dhënies së alarmit një numër i madh policësh u vunë pas tij dhe e arrestuan pas një aksidenti që vrasësi bëri me makinë.

Carmona u bë i njohur në provincën e Cordobës në janarin e vitit 1986 kur rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau adoleshenten Gabriela Ceppi (16 vjeç). Më vonë, në burgun e lagjes San Martín në qytetin e Cordobës, ai vrau një të burgosur tjetër në vitin 1994. Pasi u transferua në burgun Resistencia (Chaco), vrau përsëri një të burgosur tjetër në 1997 dhe është i dënuar maksimalisht.

Reklama