Connect with us

Bota

Garda Kombëtare e Ukrainës publikon fotografitë e snajperistëve të fshehur në borë, kërkon nga ndjekësit që të tentojnë t’i gjejnë

Publikuar

me

Garda Kombëtare e Ukrainës publikoi fotografi të snajperëve të kamufluar në borë. Një detyrë që teston vëmendjen tuaj.

“Gjeni snajperistët”, kanë shkruar përbri tri fotografive – duke i bërë thirrje ndjekësve në rrjetet sociale që të testojnë aftësitë e tij, transmeton Telegrafi.

Në secilën fotografi në hapësirat e mbuluara më borë, qëndron të paktën një snajperist, por ka mundur të ketë më shumë.

Ndryshe, snajperistët në fushëbetejë përdorin barin, degët e pemëve si kamuflim për t’u përshtatur me ambientin. Gjithashtu bartin rroba të kamufluara – për t’u bërë të padukshëm për forcat armike.

Garda Kombëtare e Ukrainës ndjekësve të tyre, nuk u ka ofruar as edhe ndihmën më të voglën që do t’ju ndihmonte t’i gjenin snajperistët.

“A mund t’i gjeni snajperistët? Klikoni në fotografi për të mësuar nëse i keni gjetur – keni pesë mundësi për secilën fotografi”, thuhet përbri fotografive të postuara. /Telegrafi/

Reklama