fbpx

Fyerje në mes të Avokatit Tomë Gashi dhe gazetarit Parim Olluri, Olluri: “ti e ke rreh gruan tënde!”

HomeLajmeKosovë

Fyerje në mes të Avokatit Tomë Gashi dhe gazetarit Parim Olluri, Olluri: “ti e ke rreh gruan tënde!”

Në debatin Pressing të moderatorit Leonard Kërçyku në televizionin T7, është biseduar për fyerjet që bëjnë figurat publike e ndër to edhe ajo që deputeti Ardian Krasniqi që dje bëri ndaj presidentes Osmani. Debati është zhvilluar në një tonë të ashpër cili ka kaluar edhe në fyerje personale në mes të gazetarit dhe drejtorit të Insajderit Parim Olluri dhe avokatit Tomë Gashi. I pari ishte Gashi i cili e atakoi Ollurin dukei thënë se tek ne ka figura publike dhe gazetar të cilet nuk e pranojnë atësinë për fëmijët e tyre , duke aludar në Ollurin, ku i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ollurit me çka e akuzoi Tomë Gashin se i njëjti ishte raportuar në polici dhe prokurori për dhunë në familje ngase e kishte rrahur Gruan e tij.

Moderatori Leonard Kërçyku nuk ka lejuar të vazhdohët me këto fyrje personale, me ç’rast e ka mbyllur programin duke mos i lënë panelistët të vazhdojnë   me fyerjet e tyre.

COMMENTS