fbpx

Futbollisti shqiptar bën foto me liderin çeçen, aleat i Putin, shpërthejnë kritikat në rrjetet sociale

HomeLajmeShqiperi

Futbollisti shqiptar bën foto me liderin çeçen, aleat i Putin, shpërthejnë kritikat në rrjetet sociale

Ish-futbollisti i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, Bernard Berisha, ka publikuar një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit në luftën ndaj Ukrainës.

Lojtari është aktualisht pjesë e Akhmat Groznyt në futbollin rus. Berisha ka publikuar foton në rrjetin e tij social Instagram.

Përveç me Kadyrovin, ai gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov. Ramzan Kadyrov nga viti 2017 është edhe president i këtij klubi, ku edhe aktivizohet sulmuesi nga Peja.

Një foto e tillë nuk është pritur mirë nga fansat e lojtarit dhe do të ishte Berisha që me anë të një komenti do të sqaronte gjithçka.

Futbollisti shqiptar bën foto me liderin çeçen, aleat i

x