fbpx

“Fshehja e viktimave e fotot nga morgu”, Rama: Veprime jonjerëzore, si mund të bini kaq poshtë?

HomeLajmeShqiperi

“Fshehja e viktimave e fotot nga morgu”, Rama: Veprime jonjerëzore, si mund të bini kaq poshtë?

Kryeministri i vendit ka reaguar ditën e sotme, rreth denoncimit të bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha sa i përket viktimave nga Covid-19.

Në reagimin e tij, Rama e ka komentuar denoncimin për “fshehje të viktimave” si një lëvizje politike ndërsa e ka cilësuar edhe si diçka jo njerëzore.

Po ashtu, duke komentuar publikimin e disa fotove, që thuhet të jenë shkrepur nga morgu i Tiranës, kreu i qeverisë tha se janë inskenime, ndërsa publikimin si veprim e cilësoi sërish si jo njerëzor.

“Nuk është demokratike, as shqiptare e as njerëzore që në kulim e pandemisë të bësh politikë me lajme të rreme deri edhe për të vdekurit. Barra mbi mjekët sot po prek kufijtë e mbinjerëzores. Cënohet integriteti i një armate mjekësh që prej 9 muajsh kanë harruar familjarët… Kjo kapërcen çdo kufi të demokracisë dhe të luftës për pushtet. Si mund të arrihet deri këtu? Si mund të bjerë kaq poshtë qenia politike?”

Veprimet e opozitës së fundmi, sa i përket menaxhimit të krizës së koronavirusit në vend, kreu i qeverisë tha se janë “një manifestim ekstrem karakteresh të dobëta.”

COMMENTS