fbpx

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Në Kosovë po formohet një ushtri me ndihmën e NATO-s

HomeLajmeKosovë

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Në Kosovë po formohet një ushtri me ndihmën e NATO-s

Në Kosovë, me ndihmën e shumicës së vendeve të NATO-s, po formohet një ushtri lokale

Megjithatë, aleanca heziton të flasë për përfshirjen e saj në formimin e asaj ushtrie, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ngre frikën se Kremlini mund të provokojë gjithashtu konflikte në Ballkan, duke shfrytëzuar numrin e vogël të forcave të NATO-s atje. Aleanca në rajon ka kohë që është e përfaqësuar ushtarakisht aq fuqishëm sa në vitet nëntëdhjetë, pra në fillim të këtij shekulli. Në Bosnje-Hercegovinë, njësitë nën komandën e NATO-s, me synimin e zbatimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, dikur numëronin pothuajse 60 mijë ushtarë”.

“Që nga viti 1999, 50 mijë ushtarë janë vendosur në trupat mbrojtëse të KFOR-it në Kosovë. Ka mbetur pak nga kjo. Situata e sigurisë në rajon u konsiderua aq e qëndrueshme për vite me radhë sa që një prani gjithëpërfshirëse ushtarake perëndimore nuk dukej më e nevojshme”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në tekstin me titull “Ushtria që nuk guxon të quhet kështu”.

Formimi i ushtrisë në Kosovë

Gazeta gjermane kujton se pas 24 shkurtit të këtij viti, Eufor aktivizoi një “rezervë operacionale” për Bosnjën prej rreth 500 ushtarësh nga vende të ndryshme anëtare të BE-së. Përveç luftës, shkak, siç u tha, ishte edhe retorika e liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili së fundi u rizgjodh president i Republikës Srpska në zgjedhje.

“Një politikan që simpatizon hapur presidentin rus ka njoftuar se do të ndërmerren hapa për t’u ndarë nga shteti, si krijimi i ushtrisë së tij”, shkruan gazeta.

Në rast shtrëngimi të mëtejshëm, EUFOR mund të aktivizojë një ‘rezervë strategjike’ me 800 ushtarë të tjerë të armatosur. Megjithatë, këto nuk janë shifra të mëdha. Prania ushtarake perëndimore në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë është kryesisht një sigurim psikologjik i ndjenjës së sigurisë për popullatën, nën moton: nuk jeni të harruar”.

“Dallimin kur është fjala për Kosovën e bën sidomos prezenca amerikane në bazën Bondsteel jo larg kufirit me Serbinë. Përveç kësaj, me ndihmën e shumicës së vendeve të NATO-s – jo vetëm Bundeswehr-it, i cili aktualisht ka rreth 70 ushtarë në Kosovë – atje po formohet një ushtri lokale. Për shkak të qëndrimit të fuqishëm proamerikan të popullatës shqiptare në Kosovë, ato forca të armatosura ndoshta do të ishin partnerë të besueshëm të politikës së sigurisë së NATO-s në rajon”, shkruan DW.

Megjithatë NATO-ja heziton të flasë për përfshirjen e saj në formimin e asaj ushtrie, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung me vlerësimin se ka të bëjë me planin e paqes të ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, “Si negociator, ai prezantoi plani për pavarësinë e Kosovës në Kombet e Bashkuara në vitin 2007”.

Kjo u bë baza për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, e cila u mbështet në masë të madhe nga Perëndimi. Në planin e Ahtisaarit nuk përmendej ushtria, të paktën jo me atë emër. Në vend të kësaj, plani kërkonte ‘njësi sigurie shumë-etnike’. Siç u tha, ato duhej të ishin një lloj organizate për ndihmë teknike me maksimum 2500 anëtarë, e cila do të angazhohej kryesisht në rast të fatkeqësive natyrore. Kryesisht kishte të bënte me integrimin e ish-vullnetarëve shqiptarë të Kosovës, pjesëtarë të forcave të parregullta, në strukturat e kontrolluara nga Perëndimi, kujton gazeta nga Frankfurti, transmeton Telegrafi.

Bundeswehr ka një nga rolet kryesore

Në formimin e ushtrisë së Kosovës janë përfshirë disa ushtri perëndimore dhe, siç vlerësohet në tekst, “Bundeswehr-i luan një rol udhëheqës”. “Në vitin 2018, ai vendosi më shumë se 40 automjete terreni të tipit “Ujku”, duke përfshirë edhe punëtori, si “shprehje e dukshme e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Bundeswehr-it dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës”.

Për dhjetë vjet duhet të përfundojë formimi i njësive. Në të njëjtën kohë, në bisedimet jozyrtare në Berlin, nuk kontestohet se sipas planit të Ahtisarit, Kosova në fakt nuk duhet të ketë ushtri. “Prandaj nuk flasim për këtë”, thuhet për rolin e NATO-s në ndërtimin e ushtrisë së Kosovës.

“Në Prishtinë konfirmojnë se ka një shkëmbim të drejtpërdrejtë me Bundeswehr-in”. Kur bëhet fjalë për stërvitjen ushtarake, Bundeswehr ofron trajnime logjistike, trajnime të policisë ushtarake ose trajnim për çminim.”.

Pjesë e programit janë edhe vizitat në njësi.  Në ushtritë e tjera anëtare të NATO-s, oficerët e Kosovës janë gjithashtu mysafirë në kurse dhe ushtrime.

Në vitin 2021, më shumë se 300 pjesëtarë të njësive të Kosovës morën pjesë në manovrat e mëdha “Mbrojtësi i Evropës 21”, nën koordinimin e SHBA-ve. Në ndërtimin e ushtrisë së Kosovës, krahas amerikanëve dhe gjermanëve, spikat Britania e Madhe dhe Turqia”, thotë Frankfurter Allgemeine Zeitung.