fbpx

Forbes bën thirrje që të vizitohet Kosova, vendlindja e Rita Orës

HomeMagazina

Forbes bën thirrje që të vizitohet Kosova, vendlindja e Rita Orës

Revista e famshme “Forbes” së fundmi ka publikuar një artikull për disa vende të botës që mund të vizitohen lehtësisht në kohë pandemie, kua ka përmendur edhe Kosovën.

Në artikull është theksuar një arsye shumë e veçantë se përse duhet vizituar Kosova. “Forbes” rendit një arsye më shumë për ta vizituar atë, për vetë faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është nga ai vend.

Në artikull shkruhet gjithashtu për klipin “Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë, si një dedikim për vendin e saj të lindjes.

“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim. Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine. Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej, ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë”, shkruan “Forbes”.

COMMENTS