fbpx

Flori Beqiraj e pranon se e sulmoi Mrika Nikçin, por arsyetohet se ishte nën ndikim të alkoolit

HomeLajmeKosovë

Flori Beqiraj e pranon se e sulmoi Mrika Nikçin, por arsyetohet se ishte nën ndikim të alkoolit

Flori Beqiraj i cili të martën e kësaj jave kishte sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikqi, e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Ai ka deklaruar se gjatë kryerjes së veprës ishte nën ndikimin e alkoolit.

Në vendimin e Gjykatës Themelore të Pejës, thuhet se i pandehuri i ka kërkuar falje viktimës dhe familjes së saj.

Ndërkaq, në këtë vendim bëhet e ditur se avokati mbrojtës i të pandehurit i ka kërkuar gjykatës që t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

“Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit, sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij, ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale”, thuhet në vendimin e gjykatës, transmeton ‘Klan Kosova’.

Alpinistja nga Peja, Mirka Nikqi, ka publikuar një video se si është sulmuar seksualisht nga një person, në qendër të qytetit të Pejës, në orën 20:50.

Në video shihet ajo duke ecur dhe pas i afrohet një person, e kap nga mbrapa dhe nuk e lëshon. Ajo provon t’i shmanget dhe arrijnë t’i ikën vetëm pasi aty pranë kalojnë disa qytetarë.

Nikqi ka treguar në një postim në Facebook se si ndodhi rasti.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B.”.

Ajo thotë se personi që e sulmoi është “anëtar i një familje të njohur në qytetin e Pejës”.

Ky rast vjen në një kohë kur janë shtuar rastet e dhunës seksuale ndaj grave. I fundit, ishte ai i dhunimit të 11 vjeçares nga disa persona.

Gjithashtu, aktualisht në Pejë prej ditësh janë zhdukur dy vajza dhe akoma nuk dihet për fatin e tyre.