fbpx

Flet mikrobiologu që mori vaksinën anti-COVID: Nuk u infektova dhe nuk kam pasur efekte anësore

HomeBota

Flet mikrobiologu që mori vaksinën anti-COVID: Nuk u infektova dhe nuk kam pasur efekte anësore

Mikrobiologu Branko Rihtman është njëri nga të rrallët persona që kanë dal vullnetarë për të marr një vaksinë anti-COVID-19, e cila është në fazën e dytë testuese dhe e prodhuar nga Universiteti i Oxfordit.

Rihtman ka thënë se pasi është vaksinuar nuk ka pasur kurrfarë efekte anësore dhe nuk është infektuar me coronavirus.

“Kur e mora vaksinën më kanë thënë që mund të kemë simptoma të një gripi të zakonshëm, por unë nuk kam pasur asnjë reagim. Disa herë e kam bërë testin PCR, dhe gjithnjë kam dalur negativ. Tani ka nisur faza e tretë e testimit, kjo po ndodh këtu në Britani të Madhe, Amerikë dhe Brazil”, tha ai për Klan Kosova.

Ai tha se arsyeja pse vaksina e Oxford po zhvillohet më shpejt se të tjerat është se ky universitet përdorë teknologji të veçantë me të cilën kanë zbuluar edhe vaksinat e tjera.

COMMENTS